Instituti Lindje-Perëndim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një analizë të situatës në Ballkan dhe Evropë dhe ka dhënë disa rekomandime që kanë të bëjnë edhe me vendin tonë e Serbinë dhe raportin me Bashkimin Evropian. Në Raportin e Institutit Lindje-Perëndim të SHBA-së dhe Komitetit Kombëtar amerikan për Politikë të Jashtme thuhet që Serbia të mos i bashkohet Bashkimit Evropian derisa ta pranojë Kosovën. “Është koha për veprim në Ballkanin Perëndimor. Nevoja për një veprim të menjëhershëm të SHBA-së dhe BE-së për të zgjidhur çështjet dhe për të parandaluar një konflikt të mundshëm në Ballkanin Perëndimor. SHBA duhet të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por edhe qëndrimin e BE-së që anëtarët e rinj duhet të përshtaten me politikat e Unionit ndaj Rusisë” , thuhet në mes tjerash në raportin e Institutit Lindje-Perëndim të SHBA-së dhe Komitetit Kombëtar amerikan për Politikë të Jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …