Kryekuvendari Veseli

Kryekuvendari Veseli ka thënë se edhe në Kosovë do të ketë “Vetting” ashtu si në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar se procesi i “Vetingut” do të ndodhë edhe në Kosovë ashtu sikur në Shqipëri. “E kam filluar dhe do ta përfundoj. Kam marrë këshilla edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Do të marrë kohë, por nuk ka tërheqje. Kemi model tek shteti shqiptar, vetëm duhet pak të zgjerohet”, ka theksuar kryetari Kadri Veseli në emisonin “Debat” në RTK. Ai ka shtuar më tutje se janë të shumtë njerëzit që e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për t’u mbrojtur. “Shtetin më se shumti e ka lënduar manipulimi me kauza. Vetëvendosje mendon që çdo gjë që nuk është ata është e zezë. Nuk është ashtu. Kosova po ecë përpara. Kosova ka probleme që janë të vendeve në tranzicion. Kosova është më mirë edhe se sa vende në regjion, ka theksuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …