Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë organizon gara sportive më 5 dhe 6 maj. Garat do të fillojnë sot, në ora 14.30, me turneun e shahut “Besnik Lajçi”, ai në streetball “Mustafë Morina” dhe turneu i shenjëtarisë “Mustafë Abazi”. Aktivitetet sportive për ta shënuar Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar do të vazhdojnë edhe të dielen, më 6 maj. Ato do të fillojnë në ora 11.00 me turneun tradicional në pingpong “Gazmend Berisha Kalega” dhe turneu tradicional në futboll “Shpëtim Bobi”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …