Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
ka kërkuar që incidenti në fshatin Gorazhdec të hetohet pa e paragjykuar
rastin. Duke përkujtuar edhe sulmet e mëparshme që kanë ndodhur në këtë fshat të
banuar me serbë, KMDLNJ thekson se “në të gjitha këto raste është paragjykuar
edhe motivi i sulmit sikur edhe ata që e kryen sulmin, pa përfunduar hetimet
dhe të gjitha këto raste paragjykoheshin me motive etnike dhe politike”. Ky Këshill
vlerëson se rasti i fundit në Gorazhdec po paragjykohet, ende pa përfunduar
hetimet, ndërsa udhëheqësit serbë të institucioneve serbe, të shoqëruar me
politikanë të Serbisë e vizituan Gorazhdecin duke e paragjykuar rastin. KMDLNJ
e gjykon këtë rast si veprim kriminal dhe kërkon nga organet e ndjekjes dhe të
hetuesisë që të zbardhin rastin duke i sjellë përgjegjësit para organeve të
drejtësisë dhe kërkon që rasti të mos paragjykohet apo keqpërdoret për qëllime
politike si është vepruar deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …