leoni

UNMIK-u reagon për ‘sulmin’ në Gorazhdec, nuk reagon asnjëherë për shqiptarët

Edhe administrata e UNMIK-ut në Kosovë, ka reaguar ndaj
incidentit të djeshëm në Gorazhdec të Pejës, fshat ky i banuar me serbë. Shefi i
UNMIK-ut, Zahir Tanin, poashtu ka dënuar edhe një sulm tjetër me armë zjarri në
një dyqan në Burim, derisa dy serbë ndodheshin brenda objektit. “E dënoj
fuqishëm këtë sulm të rëndë, i cili ka dëmtuar pronën dhe një monument.
Incidentet e tilla janë ndjerë nga i gjithë komuniteti serb i Kosovës dhe si të
tilla rrezikojnë të minojnë besimin në sigurinë dhe marrëdhëniet e përgjithshme
të komuniteteve”, ka thënë shefi i UNMIK-ut. Misioni i Kombeve të Bashkuara që
vazhdon të qëndrojë në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244, është kthyer në një zëdhënës
të serbëve. Ky mision asnjëherë nuk reagon kur ndodhin sulme të hapura ndaj
shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, edhe pse dihen me emra dhe mbiemra
sulmuesit. Përkundrazi, UNMIK-u ashtu sikundër edhe organizatat e tjera ndërkombëtare,
reagojnë fuqishëm ndaj çdo rasti që ka të bëjë me serbët, pavarësisht se
organet e hetuesisë ende nuk i kanë sqaruar në plotni rrethanat që kanë çuar
deri te incidenti në Gorazhdec.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …