Komuna e Vitisë po shënon Ditën e Dëshmorëve të Komunës së saj. Aktivitetet për nder të 5 Majit- Ditës së dëshmorëve të Komunës së Vitisë, sot kanë filluar të bëhen homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti. Me këtë rast një delegacion i kësaj komune në krye me kryetarin Sokol Haliti, kanë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në shenjë nderimi dhe përkujtimi për dëshmorët e komunës së Vitisë të rënë për lirinë e vendit. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, të shëndetësisë, policisë, familjar të dëshmorëve, qytetarë të shumtë por edhe të vegjlit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia. Gjatë ditës së sotme, në kuadër të Aktivitetet për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë Kuvendit Komunal do të mbaj edhe një seancë solemne për nder të kësaj dite.
