Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Skocezi që nxitë dhe armatos të krishterët kundër Islamit në Kosovë

Skocezi Jim Dowson para pak kohësh ka dërguar një kontigjent të madh të jelekëve anti-plumb dhe pajisje taktike tek serbët e veriut të Kosovës. Ai këtë po e bënë në emër të mbrojtjes së krishtërimit nga terroristët islamik. Por pse heshtin liderët politik të Kosovës? Unë e di që këta liderë politik nuk kanë mundësi dhe as guxim të kontrollojnë se çka futet në veri të Kosovës, por e di që sëpaku duhet të reagojnë kur është në pyetje siguria e qytetarëve të Kosovës.

Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Kuvendi duhet të kërkoj llogari nga Qeveria lidhur me raportimet e BBC për aktivitetet e rrezikshme që kanë filluar të zhvillohen në pjesën veriore të Kosovës që kanë synim destabilizimin e vendit.

Këta lider politik qoftë opozitë qoftë opozitë, dijnë shpesh të jenë unik dhe të zëshëm kundër ligjeratave dhe disa veprave të besimtarëve musliman të Kosovës.

Por kur rrezikohen muslimanët apo vet besimi Islam, këta lider heshtin.

Ky raport i BBC nuk bën të injorohet.

Kjo rrymë e inicuar nga Jim Dowson që është themelues i organizatës politike fashiste ” Britain First” ka filluar edhe aktivitetet e saja në Kosovë, konkretisht në pjesën veriore duke i pajisur serbët me jelek anti-plumb. Shteti i Kosovës kultivon një tolerancë dhe bashkëjetesë ndërfetare të shkëlqyer. Institucionet e Kosovës dhe liderët politik të Kosovës duhet të reagojnë dhe të ngrisin masat e sigurisë përballë një fenomeni që po e kërcënon Ballkanin në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

 

 

(James “Jim” Dowson, i lindur në shtator 1964, është një aktivist politik i së  djathtës ekstreme nga Airdrie, Lanarkshire e Veriut, Skoci. Ai për një kohë  ka qenë shumë aktiv në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është përshkruar nga The Times si “njeriu i padukshëm i së drejtës më të madhe të Britanisë”. Pas bashkimit dhe rënies me Urdhrin Portokalli, Dowsoni ishte aktiv si një militant kundër abortit. Ai u bashkua me Partinë Popullore Britanike të ekstremit të djathtë dhe ishte përgjegjës për çështjet financiare të partisë. Ai më vonë ndihmoi gjetjen dhe punën si burimi kryesor i financimit për Britaninë, nga e cila dha dorëheqjen në vitin 2014. Ai u arrestua për pjesëmarrjen e tij në protestat e flamurit të Bashkisë së Belfastit në fund të vitit 2012 dhe gjithashtu u përfshi në Koalicionin Protestant, një parti formuar nga disa të përfshirë në protesta. Më pas, ai ka qenë gjithashtu aktiv në Knights Templar International anti-imigrant ( Në mbretërinë e kryqtarëve ndërkombëtarë ) kundër emigrantëve dhe ka mbështetur  kryetarin amerikan Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore në vitin 2016). Burimi Google, internet

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …