leoni

Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paralajmëron presione të mëdha ndaj Beogradit zyrtar për Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar presione të mëdha ndaj Beogradit zyrtar për shkak të Kosovës. Ai ka theksuar se para Serbisë është një periudhë e vështirë. Pres presione të mëdha, mbetet të shohim se çfarë do t’i ofrojnë Serbisë. Jam i sigurt se do të marrim vendimet që do të jenë më të mirat për të ardhmen e vendit tonë dhe se, në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të mbrojmë interesat e tashme vitale nacionale. Sigurisht se nuk do të jemi shumë më të lumtur. Duke komentuar nismën e Londrës për të hequr raportimin e rregullt mbi Kosovën, Vuçiq tha se kjo nuk është diçka e re. “Këtë po përpiqen ta bëjnë tash e një kohë të gjatë britanikët, amerikanët, francezët dhe të gjithë ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo nuk do të ndryshojë shumë në esencë, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …