Nën përkujdesjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj, në Besjanë u shënua Dita e Dëshmorëve të Kombit

Nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj, në Besjanë u përkujtua Dita e Dëshmorëve të Kombit

Nën përkujdesjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj, në Besjanë u përkujtua Dita e Dëshmorëve të Kombit si dhe u bë rivarrimi i Heroit të Kombit, Hakif Zejnullahu. Gjatë fjalës para masës qytetare, kryeministri, Ramush Haradinaj theksoi se  është nderë për ne të gjithë, që Hakif Zejnullahu, sot e merr nderimin e merituar nga djemtë e Kosovës, nga ushtarët e Kosovës, nga populli i Kosovës, dhe pushon me bashkëluftëtarët e vet, në tokën e vet të lirë. Sot po na bashkojnë më meritorët tanë, ata që janë në themel të lirisë sonë, janë dëshmorët, martirët dhe heronjtë tanë. Kryeministri, Ramush Haradinaj theksoi më tutje se sot po nderohen Zahiri, Iliri, Ali Ajeti si dhe breza e breza të luftëtarëve llapjan, burra dhe djem që kombi mburret me ta, duke shtuar se Llapi, Gollaku dhe gjithë kjo trevë krenohet me rrugën e vet për liri edhe me sakrificën e vet në shërbim të atdheut e të kombit shqiptarë. Të pranishmëve me nga një fjalim i janë drejtuar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhemshit Gashi, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari. Në këtë ceremoni u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore me emrat e dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …