Arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, Rrok Mirdita, u nda nga jeta sot në mesditë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas një hemoragjie cerebrale. Shëndeti i arkipeshkvit 76 vjeçar u përkeqësua papritur të premten e kaluar. Disa vite më parë ai u kurua nga zemra, por vazhdoi me përkushtim detyrat e tij fetare. Ai u emërua në krye të kishës katolike shqiptare në fillim të viteve 90-ta pas shumë vite shërbimi në SHBA pranë bashkësive shqiptare. Papa Gjon Pali i Dytë, gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 1993 e shuguroi Imzot Rrokun ipeshkëv së bashku me ipeshkëv të tjerë. Për shumë vite Imzot Rroku kryesoi konferencën ipeshkvnore të Shqipërisë dhe drejtoi rimëkëmbjen e besimit fetar kristian pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Ai organizoi besimtarët dhe duke ngritur katedralen e Shën Palit në Tiranë, kisha të reja dhe rindërtuar kishat historike të mbyllura dhe të dëmtuar nga regjimi komunist.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …