Në Konferencën për Ditën e Zgjerimit, organizuar nga Komiteti Evropian i Rajoneve është diskutuar edhe për Samitin që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Shumë shtete kanë vënë dilema pjesëmarrjen shkaku i Kosovës që pritet të prezantohet si shtet i pavarur. Më e zëshme këtu ka qenë Spanja e cila nuk ka pranuar asesi që të ulet në tavolinë me përfaqësuesit e Kosovës. Por ministrja bullgare e presidencës së BE-së, Liljana Pavlova është optimiste se pjesëmarrja e Kosovës nuk do të jetë pengesë për asnjë shtet, transmeton lajmi.net. Ajo ka thënë se në fund do të mbizotërojë uniteti, dhe të arrihen disa qëllime. “Besoj se në fund do të fitojë uniteti, pavarësisht dallimeve si për njohjen e Kosovës. Kemi shumë qëllime, dhe shpresoj fuqishëm se do të arrijmë një kompromis, në mënyrë që të gjitha të marrin pjesë”, tha Pavolva, raporton SofiaGlobe. Në Samitin e Sofjes që do të mbahet më 17 maj do të nënshkruhet edhe një deklaratë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ende nuk dihet nëse atë do ta nënshkruajnë edhe vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …