Lëvizja Vetëvendosje po mbanë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti ka akuzuar deputetët e larguar nga partia e tij, duke thënë se ata e kanë dëshiruar shkatërrimin e Vetëvendosjes. “Ishim një hap para fitores kur morëm një goditje të rëndë nga brenda e nga jashtë. Ata dëshiruan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen, por ne jemi një hap larg fitores. Anëtarësimet e reja, sondazhet, qytetarët e konfirmojnë këtë. Me më shumë punë, lëvizja mund të vijë në pushtet”, ka thënë Kurti. Ai tha se qeveria që udhëhiqet nga Haradinaj synon të kryejë vetëm punë të këqia për vendin. Këtu ai përmendi Asociacionin, dhe dialogun me Serbinë. “Ia kemi falur 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi. Asociacioni po mbetet në verë, pasi qyetarët janë të zhvendosur nga politika”, tha Kurti. Ai theksoi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. “Kosova ka dështuar në rrugën e integrimit evropian, pasi Thaçi e do këtë rrugë nga Beogradi. Ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale, tha Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …