AAK: Incidenti në Gorazhdec, shumë i dyshimtë

Aleanca
për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj rastit të fundit në fshatin Gorazhdec
të Pejës, duke e cilësuar atë si një incident të rëndë dhe shumë të dyshimtë. “
Pa dashur të paragjykojmë se kush
mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së
procesit të integrimit të pakicave në sistemin e Kosovës, një shembull i mirë i
të cilit ka qenë edhe vetë Gorazhdeci”, thuhet në reagimin e AAK-së. Në kumtesë
e saj, AAK u ka bërë thirrje “të gjithë atyre që bëjnë kalkulime politike, se
sulmet e tilla nuk do të mund t’i minojnë përpjekjet tona që serbët e Kosovës
të jenë qytetarë të lirë e të barabartë me gjithë të tjerët, e as përcaktimin
tonë se në asnjë situatë nuk do të pranohet rikthimi i ndikimit të shtetit të
Serbisë në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …