Në Gjakovë sot kujtohet 19 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë e ushtrisë serb.Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës, të cilët kishin mbetur të ngujuar. Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civil. Më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …