Deputeti, Pal Lekaj lihet i lirë nga Prokuroria

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është
lënë i lirë nga Prokuroria. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të
ditur se klienti i tij është mbrojtur në heshtje. “Me
ftesë të policisë, z. Lekaj u paraqit se pari në polici e pastaj
në Prokurori. Përndryshe, i njëjti u mbrojt ne heshtje dhe u lirua ne
procedurë te rregullt. Sa herë që ka nevojë z. Lekaj do ti përgjigjet
ftesave të Policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë avokati Koci. Gjatë ditës së
sotme, deputeti Pal Lekaj është thirrur për intervistë nga Prokuroria, pasi
dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …