Deputetja e Kuvendit të Kosovës njëheresh, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në muajin qershor pritet të nxirret rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Duke iu referuar vizitës së Komisionit faktmbledhës të Bashkimit Evropian në Kosovë për vizat. Ajo ka thënë se ky delegacion është informuar për të dhënat e fundit në luftimin e krimit dhe korrupsionit si një nga kushtet e fundit. “Besoj se ky delegacion me të dhënat që ka marrë në Prishtinë, në qershor do të arrijë të nxjerrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin vizave për Kosovën”, ka thënë ajo.
