Në një intervistë për TV-Dielli, zëvendës-ministrja e Zhvillimit Rajonal, zonja Magbule Shkodra ka shpalosur disa nga aktivitetet e shumta të kësaj Ministrie. Ajo ka theksuar se në Kosovë ende nuk ekziston një bazë statistikore për të gjithë sektorët zhvillimorë, në bazë të të cilëve mund të dilnim me statistika. Qëllimi kryesor yni është që të eliminohet disbalanca mes rajoneve në Kosovë, në mënyrë që t’i adresojmë problemet që kanë të bëjë me zhvillimin social- ekonomikë dhe së pari të ndikojë në uljen e papunësisë. Nga MZHR-ja janë ndarë disa subvencione për aplikim në tre kategori për përkrahje të granateve të bizneset shartuese, por edhe për ato aktuale. Kemi organizuar disa sesione informuese që të informohen nga afër ata që kanë qenë të interesuar për përkrahje, e që në fakt ka pasur shumë biznese të interesuara, ka theksuar ndër të tjera zëvendës- ministrja e Zhvillimit Rajonal, zonja, Magbule Shkodra.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …