Me ftesë të liderit të PDK-sw, Kadri Veseli, sot mbahet tryeza e krerëve të partive politike, e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; hartimin e statutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe; agjendën e integrimeve evropiane; formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe reformën zgjedhore. Po ashtu, Veseli ditë me parë ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …