Liderët e tri partive opozitare nuk do të shkojnë në takimin e thirrur për sot nga kryeministri Isa Mustafa, i cili ditë më parë i ka ftuar në takim liderët e partive politike për dialog në kuadër të institucioneve për tejkalimin e krizës. Opozitarët thonë se nuk pranojnë çfarëdo dialogu me kreun e ekzekutivit pa tërheqjen e marrëveshjeve. Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se qëndrimet e opozitës tashmë janë të qarta dhe se, sipas tij, kërkesa e kryeministrit Mustafa është e pasinqertë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …