leoni

Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Gëzim Kelmendi: Gjergj Dedaj urren muslimanët ose po i vuan pasojat e dajakut të dikurshëm

Deklarata e Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në OBI (Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), është deklaratë skandaloze dhe e turpshme. Kjo deklaratë e këtij zotëriut ose vjen nga urrejtja që ka për muslimanët dhe institucionet e organizatat e tyre, ose ende po i vuan pasojat e dajakut nga UÇK-ja gjatë kohës së luftës, të paktën kështu  vet ka treguar në media dhe kështu kanë shkruar mediat. Dedaj ka qenë i angazhuar pothuajse në çdo qeveri të pasluftës si Zv.Ministër, me apo pa antërasi në partinë e tij. Gjergj Dedaj gjatë kohës sa ka qenë Zv.Ministër i MPMS është shkarkuar nga pozita për keqpërdorim të kartelave të kreditit në vlerë prej 33 mijë eurove.

Në vitin 2010 ka mashtruar një bashkëatdhetar në Berlin duke ia marrur paratë dhe duke mos ia kthyer. Për gjitha këto keqpërdorime kanë shkruar mediat ditë me rradhë. Gjergj Dedaj, duke pasur parasysh të kaluarën tënde kur edhe ke keqpërdorur paratë e qytetarëve të Kosovës, ne nuk mund të presim diçka të mirë prej teje. Ne jemi vend që kultivojmë dhe mbrojmë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Ne synojmë që të anëtarësohemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare qoftë muslimane apo jomuslimane. Ne dëshirojmë një Kosovë të fortë dhe në miqësi edhe me vendet muslimane edhe me vendet jomuslimane. Ne nuk dëshirojmë një Kosovë të izoluar ku profiterët politik sikur ti keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …