Siria vend ku godasin forcat më më mëdha të botës dhe ku pëson popullata e Sirisë, jo ISIS-i

Siria është bërë vend ku zbrazen mijëra raketa në ditë nga fuqitë më të mëdha të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata Ruse, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia dhe shtete të tjera. Përveç kësaj kundër popullatës së Sirisë dhe forcave kryengritëse, ata i vret, i masakron dhe i dëbon nga Atdheu edhe kryetari i këtij shteti,  monstrumi alavit, Bashar al Assad. Se kush kë e lufton në Siri, dihet edhe nuk dihet mirë, por që deri tani janë vrarë rreth 300 mijë sirianë dhe janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre rreth 11. milionë, kjo dihet me siguri. Siria, tashmë është tokë e  djegur dhe ndërgjegje e vrarë e njerëzimit, nëse kanë njerëzi ata që po shkatërrojnë një shtet dhe një popull.

 

Sulme ajrore në Siri është duke kryer edhe Rusia, qysh më 30 shtator të këtij viti. Perëndimi thotë se avionët rusë godasin të gjitha grupet që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përfshirë edhe rebelët e moderuar. Lufta në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

 

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë një adresim të rrallë nga Zyra Ovale, pas të shtënave të javës së kaluar në Kaliforni, të cilat kanë lënë të vrarë 14 veta.

Obama ka thënë se të shtënat “kanë qenë akt i terrorizmit, me qëllim vrasjen e njerëzve të pafajshëm. “…por, liria është më e madhe se frika”, ka thënë presidenti amerikan.

Ai është zotuar se Shtetet e Bashkuara do ta kapërcejnë kërcënimin në rritje nga terrorizmi, por ka thënë se “amerikanët nuk duhet të kthehen kundër njëri-tjetrit dhe të lejojnë që kjo luftë të përkufizohet si luftë midis Amerikës dhe Islamit”.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …