Ilir Meta nuk arriti ta bind pozitën as opozitën për bashkëpunim dhe dialog

Dallimet në mes koalicionit qeveritar dhe opozitës, nuk ka arritur t’ i përafrojë  as kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Ai ka deklarua se qëllimi i vizitës së tij ka qenë që të informohet për situatën, duke i marrë qëndrimet e pozitës dhe të opozitës, sa u përket pikëpamjeve të tyre për tejkalimin e krizës”, ka thënë burimi. Por pak para nisjes për në Tiranë, Meta, pas një dreke me kryetarin Veseli, ka folur shkurt para medieve, duke thënë se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të vendosur një dialog gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm.  “Gjatë kësaj kohe kemi shkëmbyer mjaft mendime me kolegun tim Kadri Veseli dhe me kolegët e tjerë, veçanërisht me liderët e opozitës, për situatën aktuale politike. Mund të them se largohem me bindje të plotë se në Kosovë ndërmjet politikanëve ekziston një vullnet pozitiv për të rivendosur dialogun e qëndrueshëm, demokratik e gjithëpërfshirës me qëllim të kapërcimit të mosmarrëveshjeve aktuale, përmes dialogut dhe rrugës institucionale dhe kushtetuese”, ka thënë Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …