Kosova vend me perspektivë drejt integrimit euroatlantik

Në kuadër të vizitës që po realizon në Republikën e Kosovës, një delegacion nga shteti i Iowa-së i SHBA-së, janë pritur nga ana e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ministri Gashi shprehu mirënjohje për popullin dhe administratën e SHBA-së, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme nëpër të gjitha fazat historike nëpër të cilat ka kaluar populli dhe vendi ynë! Ministri Gashi tha se të rinjtë e vendit tonë janë potencial për të ofruar suksese jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin dhe më gjerë. MKRS-ka bashkëpunim në shumë fusha me SHBA-të, përmes Ambasadës Amerikane e cila është e akredituar në Kosovë. Shteti i Iowa-së është një shenjë dalluese e mbështetjes së vendit tonë në shumë dimensione, ka thënë ndër të tjera ministri. Ndërtimi i qendrës rinore multifunksionale në rajonin e Gjakovës, e cila do të bëhet sipas modelit amerikan, do të jetë shenjë e qartë dalluese e përkushtimit në mbështetje të rinisë së vendit tonë për edukim jo formal. Delegacioni nga SHBA, thanë se ndihen të impresionuar nga zhvillimet pozitive që po shohin në Republikën e Kosovës për të bërë realitet ëndrrën drejt integrimeve euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …