Ministri Hasani në panairin “Expokos”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Qeveria e Kosovës çdo ditë e më shumë po punon për ta mundësuar tregtinë e lirë dhe me më pak barriera. Hasani gjatë hapjes së panairit ndërkombëtar “Expokos” në Prishtinë ka thënë se nga marrja e mandatit si ministër po punojmë edhe në anën e legjislacionit që Kosova të jetë një treg konkurrues. Ministri ka thënë se vendimet që i ka marrë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tregojnë qartë se prioritet është zhvillimi i vendit. “Vlen të theksohet se pas marrjes së mandatit, unë si ministër, jam interesuar shumë që të orientohemi edhe sa i përket legjislacionit, ta orientojmë Kosovën në një shoqëri prodhuese, sepse Kosova ka nevojë të prodhojë edhe më shumë. Çdo ditë me vendimet që po i marrim si ministri po iu krijojmë edhe më shumë lehtësira bizneseve dhe kjo tregon qartë se kemi prioritet zhvillimin e vendit. Heqja e doganës dhe akcizës sa i përket vijës së prodhimit dhe pjesëve rezervë tregojnë se jemi të përkushtuar që ndërmarrjeve tona t’iu japim hapësirë që të jenë konkurrente në tregun vendor”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …