leoni

Krasniqi: Lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës

Jakup Krasniqi, kryetari i
Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, është shprehur se lëvizja për veprime
konkrete është në duart e koalicionit qeverisës.  “Lëvizja për veprime konkrete është në duart e
koalicionit qeverisës. Kriza politike duhet të zgjidhet, në interes të
Republikës së Kosovës. Qeveria duhet të tërhiqet nga istikamet e ngritura
kundër opozitës e cila ka kërkesa tepër të qarta. Kërkesat e opozitës janë të interesit
nacional, jo të interesit partiak. Dashuria ndaj të ardhmes së vendit duhet të
triumfoj! Kuptim tjetër nuk duhet të ketë politika e as angazhimi politik i
individit! Sakrificat shekullore janë bërë për atdheun e jo individin. Kombi
dhe atdheu mbi të gjitha! ”, ka vlerësuar kryetari i Këshillit Kombëtar të
Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …