leoni

Liderët Ymeri, Haradinaj e Limaj nuk shkojnë sot te kryeministri Mustafa

Kryeministri Mustafa, ditë më parë i ka ftuar në takim për
sot  liderët e tri partive opozitare në
Kuvendin e Kosovës: Visar Ymerin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinajn
nga AAK dhe Fatmir Limajn nga “Nisma për Kosovën”, si dhe zëvendëskryeministrin
e parë, Hashim Thaçi. Mustafa ka thënë se këtë ftesë e ka bërë në vazhdën e
ftesave dhe gatishmërisë së vazhdueshme për dialog me të gjithë faktorët
politikë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Por pavarësisht
ftesës liderët e partive opozitare nuk do të shkojnë sot në takim te
kryeministri Isa Mustafa, ngase ftesën e tillë e cilësojnë të pasinqertë nga
ana e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …