Komuna e Deçanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të përkujtohen dëshmorët e familjes Muslijaj nga Shaptej, vëllezërit: Shemsi, Bajram, Azem Muslijaj dhe Bekë Muslijaj si dhe Rifat Beqiraj e Ukë Beqiraj, po ashtu nga Shaptej. Në orën 11:00 bëhen Homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit,, në Gllogjan. Në orën 11:30 tek lapidarët e dëshmoreve Rifat Beqiraj dhe Ukë Beqiraj në Shaptej.
