leoni

Kryekuvendari, Ilir Meta, është takuar me kryetarët e tri partive politike të opozitës

Kryekuvendari  i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi mbërmëm u takua me klryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, sot  është takuar dhe ka bisediar me kryetarët e tri partive politike të opozitës. Takimin e parë e ka mbajtur me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë takimeve ka biseduar edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Burime brenda opozitës njoftojnë  se ai  ka dëgjuar kërkesat e opozitës dhe i ka inkurajuar ata, që të ulen në tryezë me liderët e institucioneve në Prishtinë për dialog lidhur me  gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën aktuale, që po mbretëron në Kosovë  dhe bllokadën e Kuvendit nga opozita e bashkuar, e cila po kërkon që të anulohen dy marrëveshjet e dëmshme për vendin të cilat i ka nënshkruar, kryeministri Mustafa në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq.
Ende nuk dihet nëse kryekuvendati Meta do të takohet me kryeministrin, Isa Mustafa, i cili ka kritikuar Tiranën zyrtare për “paternalizëm”. Edhe në vitet  80, Komiteti komunist i Kosovës, ku kishte zë me rëndësi, Isa Mustafa, kishte fajësuar Shqipërinë për shpërthimin e demonstratave në Kosovë dhe e kishte akuzuar për paternalizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …