Mustafa nuk i druhet ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, por i druhet ndërhyrjes së Shqipërisë

Vizita e kryekuvendarit, Ilir Meta në Prishtinë nuk po pritet mirë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Duke qenë se është folur më herët për një ndërhyrje të mundshme të politikanëve shqiptarë në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa ditë më parë ka reaguar ashpër kundër çdo ndërhyrjeje, sikur e quan ai, paternaliste të Shqipërisë për të zgjidhur problemet në Kosovë. Mustafa, nuk ka probleme fare në bisedime dhe marrëveshje me Serbinë, por mosmarrëveshjet më të mëdha i ka me opozitën dhe Shqipërinë, nga e cila nuk prej kurrfarë ndihme. Për më tepër ai kritikoi ashpër ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila gjatë vizitës në Kosovë, me një dashamirësi vëllazërore porositi që Kosova të mos marrë shembull Shqipërinë në kacafytjet pozitë-opozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …