Murati: Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon nxënësit që të mësojnë gjuhët e vendit pritës

Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizirës në Federatën Zvicërane, mbajti takim me prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri”. Me këtë rast u diskutuan problemet që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, me këtë rast në Zvicër, ndërsa në vecanti u diskutua për shkaqet e numrit jo shumë të kënaqshëm të nxënësve të cilët vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Me këtë rast, ministri Murati përpos që njoftoi bashkatdhetarët për themelimin e grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes ndërshtetërore me Shqipërinë për mësimin plotësues, duke theksuar se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e paraparë, kërkoi nga bashkatdhetarët që masivisht ti përgjigjen ftesës së institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për dërgimin e fëmijëve në shkollat e gjuhës shqipe. “Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon fëmijët që të mësojnë gjuhët e vendit pritës. Përkundrazi, mësimi i gjuhës amtare vetëm sa ndihmon në masë të madhe mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe fuqizon integrimin tuaj në shoqërinë ku jeni duke jetuar. Kjo është mesazhi që kam marrë edhe nga autoritetet federale zvicerane”, ka porositur ministri Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …