leoni

Kryetari, Hashim Thaçi bisedoi me kancelaren Angela Merkel, në prag të samitit të Sofjes që mbajet më 17 maj

Kryetari, Hashim Thaçi bisedoi me kancelaren Angela Merkel, në prag të samitit të Sofjes që mbajet më 17 maj

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Berlin ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me qëllim  për t’u konsultuar me të në prag të samitit të Sofjes që do të mbahet më 17 maj, e ku do të mblidhen krerët e shteteve anëtare të BE-së dhe ato të vendeve të Ballkanit. Sipas njoftimeve të medias gjermane, pjesëmarrja e Kosovës është bërë mollë sherri mes shteteve anëtare të BE-së, pesë prej të cilave nuk e kanë njohur shtetin tashmë dhjetëvjeçar. Ambasadori, Wolfgang Ischinger shfrytëzoi rastin të mërkurën të shprehte pritshmërinë e tij për samitin e Sofjes: Zgjerimi i BE-së duhet përdorur si një ndër instrumentet e vendosjes së paqes në rajon, tha ai. Thaçi përforcoi në këtë kuadër kërkesën e tij që Ballkani Perëndimor të hyjë në BE si pako, e jo secili vend më vete, nisur nga konfliktet e shumta bilaterale mes vendeve, prej të cilave ai veçoi atë Serbi-Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …