BE përsërit sintagmën “Vazhdoni dialogun me Serbinë”

Zyrtarët në Bruksel nuk po shfaqen të shqetësuar nga fakti
që marrëveshjet e 25 gushtit po e çojnë Kosovën drejt përshkallëzimit të plotë.
Thirrjet e vetme që vijnë nga BE, janë ato që inkurajojnë ‘vazhdimin e dialogut’
(sic!). Brukseli që thirret si garant i zbatimit të marrëveshjeve, asnjëherë
nuk ka qartësuar se cila prej palëve po i ikën përgjegjësive dhe obligimeve të
marra. Deri më tani, Brukseli ka duatrokitur çdo “përparim” të Serbisë, duke i
premtuar asaj edhe hapjen e kapitujve 32 dhe 35. Krejt kjo bëhet megjithë
faktin që Serbia nuk po heq dorë nga sistemi paralel në Kosovë si dhe ndërhyrjet
e vazhdueshme në veri. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se të
gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen nga të dyja palët. “Ne po
punojmë më të dyja palët për këtë çështje. Edhe Kosova edhe Serbia kanë
konfirmuar angazhimin e tyre në këtë drejtim”, ka qenë përgjigja shkurt e
Kocijançiqit dërguar për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …