Opozita i përgjigjet negativisht propozimit të kryeministrit, Isa Mustafa

Liderët e tri partive të opozitës, Visar Ymeri nga  Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën kanë shqyrtuar  ftesën zyrtare të kryeministrit Isa Mustafa për hapjen e dialogut, lidhur me  tejkalimin e krizës politike në vend, mirëpo opozita unanimisht e ka refuzuar ftesën. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është “është e papranueshme të behet një ftesë sot”. “Ky propozim mund të ketë pasur  kuptim me 26 gusht. Sot është i thatë”, ka thënë Haradinaj  duke përsëritur se qëndrimi i opozitës  është të anulohet “Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar lirimin e deputetëve të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …