Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ndau çmimet “Shkencëtar i ri i vitit 2018” për nxënësit e klasave X, XI, XII

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ndau çmimet “Shkencëtar i ri i vitit 2018” për nxënësit e klasave X, XI, XII

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e shkencave natyrore të projektit “Shkencëtar i ri i vitit 2018”për nxënësit e klasave X, XI dhe XII, ku ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë çmime për tre nxënës nga komuna e Prishtinës dhe tre nga komuna e Ferizajt. Ky është viti i tretë i organizmit të kësaj gare të mbështetur nga MAShT, ku këtë vit gara ka marrë dimension më të gjerë duke përfshirë edhe komunën e Ferizajt, ndërsa pritet që në të ardhmen gara të zgjerohet në tërë Kosovën.

Ministri Bytyqi ka theksuar se, është kënaqësi të flitet për të arriturat e të rinjve tanë në shkencë, të cilët edhe duhet t’i motivojmë dhe shpërblejmë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Ministri Bytyqi tha se të rinjtë tanë janë e ardhmja e vendit, të cilët do ta qojnë përpara zhvillimin e vendit tonë, duke u bërë qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi. “Kjo po tregon që kur në u ofrojmë kushte dhe angazhohemi të gjithë së bashku, të rinjtë tanë janë të gatshëm të zhvillohen dhe të jenë ata të cilët na bëjnë krenarë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit, besojmë tek ju dhe ju përgëzojmë për angazhimet e juaja në fushën e edukimit dhe të arriturave në shkencë”, theksoi Ministri.

Nxënësit të cilët janë shpërblyer me çmimin “Shkencëtar i ri i vitit 2018” janë: Art Berisha, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri-Prishtinë, Altina Aliu, nxënëse e gjimnazit “Sami Frashëri-Prishtinë, Redon Duraj, nxënës i gjimnazit “Ahmet Gashi”-Prishtinë, Shkodran Hasani, nxënës i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”-Ferizaj, Çlirimtare Ramadani, nxënëse e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”-Ferizaj dhe Enis Vladi, nxënës i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”-Ferizaj. Nxënësit Art Berisha dhe Shkodran Hasani janë shprehur falënderues për ndarjen e çmimit, ndërkaq kanë thënë se çmimi do të jetë edhe motiv për angazhime të tjera në fushën e shkencave natyrore në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …