leoni

Shteti zvicërran i ndanë mbi 2 milionë dollarë ndihmë për përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë

Zvicra ndanë mbi 2 milionë dollarë ndihmë për përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka nënshkruam marrëveshje me IFC-Qeveria Zvicerane në vlerë prej 2.3 milionë dollarësh për ndihmë në përmirësimin e mjedisit të biznesit përmes reformimit të sistemit të inspektimeve të biznesit dhe duke thjeshtëzuar procedurat administrative. Hasani ka thënë se kjo ndihmë është shumë e rëndësishme, sepse do t’i shërbejë Kosovës në përmirësimin e mjedisit biznesor. Ministri theksoi se ndihma e IFC dhe Qeverisë Zvicerane do të ndikojnë në reformimin e inspektimeve të biznesit. Sipas tij 2.3 milionë dollarë do të shërbejnë që Kosova t’i fitojë përvojat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të vazhdohen reformat.

Ndërsa ThomasLubeck, menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore ka thënë se synimi i tyre është përmirësimi i klimës së investimeve në Kosovë. Qeveria Zvicerane ka kontribuar me 2.3 milionë dollarë amerikanë në Projektin më të gjerë të Klimës së Investimeve, që do të zbatohet deri në vitin 2020. Projekti është në përputhje me Objektivat e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2017-2020 për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për bizneset dhe për të rritur investimet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …