Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Bordin e Grupit të Grave Deputete, në përbërje: Mexhide Mjaku –Topalli, Teuta Haxhiu, Lirije Kajtazi, Besa Baftiu, Saranda Bogujevci dhe Jasmina Zhivkoviq. Kryeparlamentari Veseli, pasi uroi deputeten Mexhide Mjaku – Topalli për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së, theksoi se është i njoftuar me punën e mirë që po bën ky grup. Veseli përgëzoi gratë deputete për angazhimin e tyre të pareshtur në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas në shoqëri, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij të gjithanshme në këto angazhime.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …