Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka falënderuar kryetarin qipriot për mbështetjen që ai i ka dhënë Serbisë në raport me Kosovën. Ajo veç tjerash theksoi se “është për të falënderuar mbështetja qipriote në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, duke përkujtuar gjendjen e rëndë të objekteve fetare në Kosovë”, njoftojnë mediat serbe. Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari qipriot, Nikos Anastasiadis, përsëriti qëndrimin e tij se Qipro nuk do ta njohë Kosovën si shtet, derisa në fuqi është rezoluta 1244.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …