Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet të bëhet renovimi i çerdhes dhe ndërtimi i një ure

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS me të cilët parashihet të bëhet renovimi i çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, si dhe do të bëhet ndërtimi i një ure dhe atë në lokacionin mes qytetit të Vitisë dhe fshatrave Binqë dhe Kabash. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë në kuadër të garantit të performances e cila ka për qëllim stimulimin e komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performances së tyre në fushat e qeverisjes demokratike. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se realizimi i këtyre dy projekteve është në interes të qytetarëve të kësaj komune, duke potencuar se me renovimin e çerdhes në Viti, fëmijët do të kenë një ambient edhe më të mirë për edukim. Ai ka falënderuar në veçanti Projektin DEMOS për ndihmën e vazhdueshme që po e jep në projekte të fushave të ndryshme duke theksuar se Komuna e Vitisë do të zbatoj në përpikëri obligimet që dalin nga marrëveshja e nënshkruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …