leoni

KK në Malishevë jep në shfrytëzim pishinat në Banjë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për këtë vit. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka miratuar kërkesën e Kryetarit të Komunës së Malishevës, për fillimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë. Në këtë vendim, përveç hapjes së procedurave, Kuvendi i Komunës ka vendosur që pishinat të jepen në shfrytëzim deri më 31 dhjetor 2018, me vlerën minimale prej 18 mijë euro, si dhe mundësia që sipas ligjeve, kategoritë e caktuara sociale të lirohen prej pagesë, sikurse edhe klubit të notit “Besa”, ti mundësohet zhvillimi i ushtrimeve pa pengesë. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, me shumicë të votave ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme, kërkesën tjetër të kryetarit për shpalljen në interes publik të pronave private, sipas Elaboratit të shpronësimit dhe këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizik, e që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, në kuadër të masave për parandalimin e vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktohen nga të reshurat atmosferike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …