Lirimi i të dënuarit për krime lufte, Vladimir Lazareviq,
po kremtohet gjithandej Serbisë. Ministrat e kabinetit qeveritar të Vuçiqit nuk
po e fshehin gëzimin e tyre për lirimin e gjeneralit, Llazareviq, i cili është
dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, në cilësinë e komandantit të korpusit
të Prishtinës e më pas edhe si komandant i Armatës së tretë të ushtrisë
jugosllave. Aleksandër Vulin, ministër i Punës në Qeverinë e Serbisë, ka thënë
se shteti serb nuk ua kthen shpinën gjeneralëve dhe heronjëve të vet. Vulin, ka
thënë për mediet serbe se krenohet për Lazareviqin, duke thënë se ai luftoi për
vendin e tij. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më
një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me
gjeneralët e tij”, citohet të ketë thënë Vulin për mediet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …