Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është
mobilizuar për manifestimin e së shtunës kundër Zajednicës dhe demarkacionit të
kufirit me Malin e Zi. Me këtë rast, ky subjekt ka kërkuar leje nga Policia për
tubimin opozitar që të mbahet të shtunën në Gjakovë, duke filluar nga ora
13:00. “Manifestimi mbahet në qendër të qytetit pranë bustit ‘Nënë Tereza’”, bëhet
e ditur në kërkesën e degës gjakovare të AAK-së për Drejtorinë Rajonale të
Policisë në Gjakovë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …