Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe presidenti i DMACC (Des Moines Area Community College), Robert Denson nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për themelimin e Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë. Me këtë rast, ministri, Shyqeri Bytyqi tha se kjo marrëveshje është një hap drejt asaj qe ne vazhdimisht kemi thënë do të marrim hapa konkret për ta ndryshuar gjendjen ne arsimin e lartë, dhe ardhja e një kolegji prestigjioz nga shteti i Iowas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, veçanërisht për të rinjtë tanë që do të kenë mundësi që në këtë kolegj të kenë marrjen e një edukimi profesional çfarë e kanë edhe të rinjtë në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, presidenti i Kolegjit, Robert Denson, tha se DMACC është i specializuar në aftësimin e punëtorëve në kompani të ndryshme, duke shtuar se do të punojnë me institutet më të mira të Iowa-s, për të garantuar sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …