Lëvizja për Bashkim ka tërhequr vërejtjen se Lista Serbe është duke luajtur me Kosovën dhe institucionet e saj. “Që nga fillimi i këtij mandati qeverisës ka qenë e qartë se Lista serbe do t’i shfrytëzojë e do t’i keqpërdorë jo vetëm të gjitha privilegjet e padrejta të Kushtetutës, por edhe raportin e forcave politike në këtë mandat. Me rastin e njohur Gjuriq, Lista serbe publikisht është tërhequr nga qeveria e në anën tjetër vazhdon punën në qeveri! Kur është fjala për punë e vendime ajo bojkoton, ndërsa kur është fjala për paga e privilegje të pushtetit, ajo i shfrytëzon! Rishtazi, ministri i bujqësisë nga Lista serbe, Nenad Rikallo, ani pse në dorëheqje, e ka suspenduar kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari. Përveç kësaj, dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, takoi zyrtarisht anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke iu ofruar mbështetje nga ana e ministrisë nga e cila ka dhënë dorëheqje! Qeveria e Kosovës vazhdon t’i mbyllë sytë! E zënë ngushtë me numrat në Kuvend dhe me zgjidhjet e padrejta në Vjenë e Bruksel, ajo ka zgjedhur të mos veprojë edhe kur dëmtohet rëndë Kosova!, thuhet në mes tjerash në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …