leoni

Mustafa: Jam i gatshëm për bisedime me opozitën

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur i gatshëm të
bisedojë me opozitën, por pa kushte dhe ultimatume. Në një intervistë për të përditshmen
‘Epoka e Re’, kreu i Qeverisë ka theksuar se bisedimet mund të bëhen vetëm
brenda mjediseve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka përsëritur se marrëveshja për
Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ajo për shënjimin e kufirit, nuk
mund të negociohen. Më tej, kryeministri ka tërhequr vërejtjen se veprimet e
opozitës rrezikojnë dëmtimin e procesit të liberalizimit të vizave, por edhe
frikësojnë investitorët e jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …