Saranda M. Bajraktari u zgjodh kryetare e Kuvendit të të rinjve në Suharekë

Në Komunën e Suharekës, u themelua Kuvendi i të rinjve i cili ka 31 anëtarë, ku kryetare e Kuvendit u zgjodh Saranda M. Bajraktari, ndërsa sekretar Muharrem Gallopeni. Në Kuvendin e të rinjve ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremi, i cili duke e përshëndetur Kuvendin, ndër të tjera ka thënë:  Ky Kuvend do ta ketë përkrahjen e Komunës çdo herë dhe nëse do të dini të punoni do të keni gjithmonë suksese gjatë këtij mandati katërvjeçar. Ju njoftojë publikisht që të gjitha kërkesat tuaja do ti marrim parasysh”. Kryetari Muharremaj, më pas para anëtarëve të Kuvendit të të rinjve ka shpalos vizionin dhe planet e veta që i ka për të ndryshuar për të mirë Komunën e Suharekës. Në Kuvend ishte i pranishëm edhe Lulzim Buzhala, deputet i Kuvendit qendror të të rinjve si dhe Pronari i Kompanisë “Frutex” Shaqir Palushi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …