Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaron se bashkëpunimi ndërkombëtar është në krizë, sidomos prej tërheqjes së SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin. Në këtë kuadër ajo kërkon të forcohet multilateralizmi. Tërheqja nga marrëveshja atomike me Iranin nga ana e Presidentit të SHBA, Donald Trump është një “shkak për shqetësim të madh, edhe një shkak për keqardhje” dhe shkel “besimin në rendin ndërkombëtar”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Konventën kombëtare të Katolikëve në Mynster. “Nuk është e drejtë” që të tërhiqesh në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje për të cilën është rënë dakord njëzëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha Merkel.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …