Në Francë do të mbyllen 150 xhami, të dyshuara për përhapje të ekstremizmit

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se grupet për të drejtat e njeriut në Francë, konstatojnë se mbyllja e xhamive në Paris e vende të tjera nuk do t’i ndalojë aktivitet terroriste, përkundrazi veprimi i tillë do të sjellë edhe më shumë ekstremizëm. Deri tani Franca ka mbyllur tri faltore islame, në Paris, ndërkohë që pritet të mbyllen edhe 150 të tjera, si reaksion kundër sulmit nga militantët e ISIS-it më 13 nëntor 2015, me ç’ rast u vranë 130 civilë të pafajshëm.  Në Francë ka më shumë se 2500 xhami, ku lutjet e tyre i kryejnë qytetarët e Francës me origjinë nga Algjeria, Maroku, dhe përgjithësisht nga vendet arabe e islame. Imamët në Francë shprehin habi për një vendim të tillë të Qeverisë, duke qenë se ata konsiderojnë se ISIS-i nuk ka asgjë të përbashkët me islamin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …