Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, duke konsideruar se metodat e përdorura të Qeverisë kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes. Kuvendi ka kërkuar të fillojnë pa afat bisedimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda tre muajsh. Është paradoks i llojit të veçantë zhvillimi i bisedimeve të pafundme me një vend fqinjë, që ndër shekuj ka dëshmuar një qëndrim armiqësor kundër popullit shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë të refuzohet çfarëdo dialogu me partitë vendore të cilat aktualisht ndodhen jashtë pushtetit. Nga aspekti demokratik dhe ligjor, Kuvendi e konsideron të papranueshme shkeljen e vlerave dhe të ligjit, por edhe përdorimin e çdo lloj dhune në Kosovë, pa marrë parasysh nga cila anë demonstohet ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …