Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj thotë se kush kalon në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit do të përballet me organet e drejtësisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj thotë se kush kalon në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit do të përballet me drejtësinë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar pas lajmeve se në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit e cila është e mbyllur ditë me parë me vendim ministror po qarkullojë vetura dhe kamionë. Ministri është shprehur se secili që do të vërtetohet se ka bërë veprime të tilla duhet të ndëshkohet në pajtim me ligjin.

“Të gjithë ata që kanë mund të bëjnë veprime të tilla, do të përballen me organet e drejtësisë, të cilave iu bëjë thirrje që të merren më rastin për të nxjerrë të vërtetën’, thotë Lekaj.

“Ju bëjë thirrje të gjithëve që ndalim qarkullimin në këtë segment rrugorë të mos e shohin e as të mos tentojnë ta shfrytëzojnë për asgjë tjetër, përveçse për të ruajtur jetën e qytetarëve’, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …