Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk po pajtohet që mësimdhënësit t’i nënshtrohen testit me shkrim. Rrahman Jashari kryetar i SBASHK-ut po shprehet i bindur se nuk ka gjasë të ketë test me shkrim për mësimdhënësit. Ai ka thënë se vlerësimi i punës duhet të bëhet nëpërmjet inspektorëve në klasë. Sipas tij kjo do të ishte mënyra më e mirë e testimit për mësimdhënësit. Parlajmërimet për vlerësimin e mësimdhënësve i bëri së fundi ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Ai tha se vlerësimet do të bëhen në tri nivele dhe do të kenë karakter këshillues. Madje paralajmëroi edhe ngritje eventuale të pagës në bazë të performancave. Vlerësimet për mësimdhënës janë paralajmëruar edhe më herët. Punën e mësuesve disa herë e ka kritikuar edhe kryeministri Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …